Perry “tradhtohet” nga rrobat e banjos

13/08/2012 20:50

Katy Perry u tradhtua nga rrobat e saj të banjos, gjatë një dite të kaluar në një park ujor në San Dimas, Kaliforni.

Ndërsa po ngjitej në një prej lojrave të parkut, një rrymë uji i uli mbathjet 27-vjeçares, duke i ofruar kështu një pamje të papritur shumë fansave të saj të pranishëm në pishinë.

Pavarësisht këtij incidenti sikletosës, Perry tregoi të gjithë sensin e saj të humorit, ndërsa qeshi dhe duartrokiti të pranishmit për brohorimat që i dhanë.

Për këngëtaren, kjo ishte një ditë argëtimi e vetmuar, pasi i dashuri i saj, John Mayer, ndodhet i zënë me një tur muzikor.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA