Londër 2012, tjetër rast dopingu

13/08/2012 14:45

Bjellorusja Nadzeya Ostapchuk, e cila fitoi medaljen e artë në hedhjen e gjyles në “Londër 2012”, ka rezultuar pozitive në testin antidoping dhe i është hequr titulli kampion.

Me këtë vendim të Komitetit Ndërkombëtar Olimpik (COI), Valerie Adams nga Zelanda e Re është kampionia e re olimpike. Rusja Evgeniia Kolodko merr medaljen e argjendtë dhe kinezja Gong Lijiao fiton medaljen e bronztë.

COI ka zbuluar se bjelloruses i është bërë kontrolli antidoping më 5 gusht, vetëm një ditë para garës dhe në urinën e saj është gjetur metenolonë, një stimulues që është futur në listën e substancave të ndaluara në vitin 2012.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA