Guardiola ka ende shpresë për titullin edhe pse thekson: Shanset e humbura na dhembin…por jam pozitiv Lojërat Olimpike “Londër 2012” kanë përfunduar dhe organizatorët kanë vendosur që t’i thonë lamtumirë publikut me muzikë për tre orë rresht.
Ceremonia e mbylljes titullohej ‘A Symphony British Music’ dhe kishte si qëllim prezantimin e kreativitetit britanik në fushën e artit.

George Michael, Muse, The Who, Take That dhe Spice Girls ishin disa nga artistët që kënduan këngët e tyre më të njohura.



Organizatorët i bënë homazh edhe John Lennon-it nëpërmjet këngës së tij më të famshme: Imagine. Ekranet e mëdha dhanë pamje të pa transmetuara më parë të këngëtarit dhe bashkëshortes së tij Yoko Ono duke kënduar këtë këngë.

Në prani të 80 mijë spektatorëve u mbajt edhe ceremonia e dhënies së medaljeve të maratonës që u fitua nga atleti nga Uganda, Stephen Kiprotich.
Në ceremoninë e mbylljes u falenderuan edhe 70 mijë vullnetarët që ndihmuan në organizimin e kësaj Olimpiade.


Olimpiada e Londrës përfundoi me 44 rekorde botërore dhe 117 olimpike të thyera, flaka olimpike u shua. Takimi i radhës në Rio, në vitin 2016.

Top Channel