Juventus, bisedime me Bilbaon për Llorente-n

13/08/2012 18:10

Pas shpalljes së pafajshëm të Bonuccit, në historinë e skandalit të basteve, Juventusi nuk është më i detyruar të kërkojë në merkato për një qendërmbrojtës dhe e gjithë strategjia është përqendruar tashmë në gjetjen e një përforcimi të përshtatshëm për sulmin.

Siç raportoi të hënën “La Gazzetta dello Sport”, kampionët e Italisë kanë hapur bisedimet me spanjollët e Bilbaos, për kartonin e sulmuesit Fernando Llorente.

”Futbollisti dëshiron të largohet dhe për këtë arsye refuzoi rinovimin e kontratës që i skadon në vitin 2013”, deklaroi më parë gjatë ditës vetë presidenti i klubit bask.

Sipas shtypit italian, situata në të cilën ndodhet lojtari i përfaqësues spanjolle i lehtëson bisedimet, me Bilbaon që do të jetë i detyruar të ulë pretendimet prej 36 milionë eurosh.

Nga ana e tij, Juventusi është i gatshëm të bëjë një sakrificë të rëndësishme ekonomike, edhe duke i ofruar Llorentes një pagë prej 3,5-4 milionë eurosh.

I preferuari i klubit për të përforcuar radhët ofensive, Llorente ka nxjerrë tashmë në plan të dytë bisedimet me Manchester City për të ardhmen e Edin Dzekos.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA