Medalja e tretë e artë për Bolt

12/08/2012 00:00

Usain Bolt ka fituar medaljen e tretë të artë në “Londër 2012” pas triumfit në garën e 100 metrave dhe 200 metrave.

Ditën e shtunë sprinteri xhamajkan ka fituar edhe garën e stafetës 4×100 me Xhamajkën duke vendosur një rekord të ri botëror (36.84).

Skuadra e formuar nga Nesta Carter, Michael Frater, Yohan Blake dhe Usain Bolt mundi Shtetet e Bashkuara të Amerikës që me Trell kimmonds, Justin Gatlin, Tyson Gay dhe Ryan Bailey fituan medaljen e argjendtë (37.04).

Medalja e bronztë shkoi për Trinidad Tobago pas skualifikimit të Kanadasë.

Top Channel