Londër 2012, atletët bashkohen kundër urisë

12/08/2012 12:15

Disa prej atletëvë më të spikatur në Lojrat Olimpike, përfshi etiopianen Tirunesh Dibaba, fituese në 10 mijë metra për femra, janë bashkuar në një fushatë kundër kequshqimit të fëmijeve në disa prej vendeve më të varfëra të botës.

Atletët i drejtuan një letër, kryeministrit të Britanisë së Madhe, David Cameron, përpara “samitit të urisë”, ose takimit të ardhshëm të G-8 në Londër.

Ata i kërkojnë në letrën e hapur kryeministrit që ta shndërrojë luftën kundër urisë dhe varfërisë në botë në një përparësi të grupit të tetë vendeve më të industrializuara të botës.

Britania do të marrë presidencën e grupimit vitin e ardhshëm.

Në një përgjigje të Londrës zyrtare, “falenederohej” nisma dhe shprehej vendosmëria e qeverisë për të shndërruar në realitet kërkesat e drejtuar nga atletët.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA