Publikoi sërish pamje të motrës së tij të zhveshur, Genard dhe Sonida shtrohen për herë të dytë në Psikiatri, 49-vjeçari: Më thanë do të të mbajmë edhe ty sepse… 320 pedagogë anglishtfolës janë të gatshëm që këtë vit akademik, një pjesë të leksioneve të tyre t’i japin në gjuhën angleze.
Kjo nismë e re do të zbatohet në disa fakultete të Universitetit Publik të Tiranës, por më parë duhet të zhvillohet një pyetësor tek studentët për të kuptuar se sa studentë duan që një pjesë e kurrikulës së tyre të kryhet në gjuhën angleze, në mënyrë që të krijohen kurset e para.
Kjo formë studimi e cila aplikohet edhe në shumë universitete të tjera, u jep mundësi studentëve të huaj të studiojnë në Shqipëri, por edhe ndihmon të rinjtë shqiptarë të perfeksionojnë gjuhën angleze. Këtë vit akademik pritet që për studimet e ciklit të parë me kohë të plotë në vitin akademik 2012- 2013 janë planifikuar të jenë 27 647 studentë.
Rreth 70% e maturantëve përfitojnë vende studimi me kohë të plotë në universitetet publike. Kuotat e pranimeve në studimet Bachelor në universitetet publike rriten 10 % në krahasim me vitin akademik 2011/12.
Top Channel