Romney zgjedh Paul Ryan

11/08/2012 00:00

Republikani Mitt Romney pritet të bëjë publik emrin e kandidatit për
zëvendës/presidentit gjatë një evenimenti në Norfolk të Virxhinias.

Burime ende të pakonfirmuara thone se kandidati për Shtepine e Bardhe tashme e ka ndarë mendje. Krah tij në zgjedhjet presidenciale te Nentorit do të jetë kongresmeni i Wisconsin, Paul Ryan. Romney do të vizitoje  anijen e Luftës së Dytë Botërore, USS Wisconsin e cila ka marrë pjesë edhe në operacionin “Stuhi ne shkretetire ne vitin 1991. Te gjitha keto elemente te mbledhur bashkë- sipas mediave të medha amerikane sygjeronin një emer te vetem; 42-vjeçarin Paul Ryan. Edhe anetare te Partise Republikane-ne kushtet e fshehjes se identitetit thane se ai eshte i zgjedhuri.

Si kryetar i Komitetit per Buxhetin ne Dhomen e Perfaqesuesve te dominuar nga Republikane, Ryan i shton force kesaj fushate, çeshtjet kryesore te te ciles jane; vendet e punes, ekonomia dhe defiçiti buxhetor.

Ai eshte nje konservator i palekundur qe entuziazmon bazen republikane dhe i kundervihet skepticizmit per te shkuaren e Romney-t, si guvernator i nje shteti tradicionalisht liberal, sic ishte Masaccusets. Ne listen e kandidateve per zevendespresident ishte edhe perfaqesuesi i Ohio-s Rob Portman 56 vjeç dhe ish-guvernatori i Minesotas Tim Polenti, 51 vjeç.Romney do te nise nje tur kater ditor ne shtetet kryesore te betejes Virxhinia, Karolinen e Veriut, Florida dhe Ohajo.

Ai do te perpiqet te hedhe poshte çdo fakt te sjelle nga demokratet qe perpiqen ta portretizojne se nuk kupton amerikanet e thjeshte. Sondazhet e fundit tregojne ne krye me 7 apo 8 pike, presidentin amerikan, Barak Obama.

Top Channel