Obama kujton viktimat në Uiskonsin

11/08/2012 00:00

Në iftarin e katërt të shtruar në Shtepinë e Bardhe, në muajin e shenjte
te Ramazanit, Barak Obama kujtoi viktimat e tempullit indian sik. Ai
tha se nje sulm i tille nuk mund te zere vend ne Shtetet e Bashkuara.

“Sot lutjet tona i bashkohen miqve dhe të rinjve amerikane të komunitetit sik. Ne mbajme zi për ata që u vrane pa kuptim dhe u plagosën në vendin e lutjeve. Asnjë amerikan nuk duhet te frikesohet per sigurine e tij, ne nje vend te shenjte, cdo amerikan ka te drejte te praktikoje besimin e tij- haptazi dhe lirshem ashtu sic zgjedh. Kjo nuk eshte vetem nje e drejte e amerikane por nje e drejte Universale dhe ne do ta mbrojme fene ne atdhe dhe perreth globit”, tha Obama.

Nje burre, rreth te 40-ve qelloi me arme dhe vrau gjashte persona ne tempullin Sik ne Uiskonsin. Autoritetet federale thane se po e trajtojne sulmin si akt te mundshem te terrorizmit te brendshem. Siket mbajne veshur callme dhe shpesh ngaterrohen me myslimanet ne Shtetet e Bashkuara. Besimi Sik u themelua ne zonen e Panxhabit, nje zone qe ndahet mes Indise dhe Pakistanit. Sic vleresohet jane rreth 500 mije anetarë te ketij komuniteti ne Shtetet e Bashkuara.

Iftari është darka, që shënon fundin e dites se agjerimit dhe familjet myslimane ulen ne tryeze per te ngrene se bashku, pas perendimit te djellit. Darka u shtrua ne Dhomen Shteterore te Ngrenies, ku te pranishem ishin udheheqesit e komunitetit mysliman, perfaqesues te besimit dhe anetare te trupit diplomatik.

Top Channel