Klinton: Fund gjakderdhjes dhe Asadit

11/08/2012 00:00

Sekretarja Amerikane e Shtetit Hilari Klinton ripërsëriti qëndrimin e
Uashingtonit për t’i dhënë fund gjakderdhjes dhe regjimit të Bashar Al
Asad.

Ajo u takua ne Stamboll me ministrin e Jashtem turk, Ahmet Davutollu. Ajo foli per ngritjen e nje grupi pune me Turqine per te koordinuar pergjigjen per krizen ne Siri.

“Biseduam me ministrin e jashtem per te mbeshtetur opoziten siriane ne perpjekjen e saj per t’i dhene fund dhunes dhe nisjes se tranzicionit per nje Siri te lire, demokratike, pa Asadin”, tha Klinton.

Turqia,dikur nje vend aleat me Sirine, eshte shnderruar ne nje kritike te ashper te regjimit sirian dhe mbeshtet grupet opozitare. Nga ana tjeter ky vend po perballet edhe me krizen e rende humanitare, pas mberritjes se 50 mije refugjateve siriane. Klinton tha se te pakten 2 milione persona kane nevoje urgjente per ndihme humanitare ne Siri si dhe foli per nje ndihme shtese prej 5.5 milione dollaresh per refugjatet siriane ne Turqi.

Nderkohe Sherbimet e Inteligjences Amerikane paralajmeruan e për infiltrimin e terroristeve në grupet e kryengritesve. “Al Kaeda nuk perfaqesohet me grupe te vogla, te izoluar, por po nderton nje rrjet celulash te organizuara mire- pranojne zyrtare te sherbimeve sekrete amerikane- te cilet i frikesohen krijimit te nje baze ne Siri, sic ndodhi ne irak. Sipas tyre jane te pakten 200 militante te lidhur me organizaten terroriste “Al Kaeda” ne Siri duke parashikuar shtimin e numrit te tyre, me mberritjen e luftetareve te huaj. Shtetet e Bashkuara – nga ana tjeter- perfshine ne listen e te sanksionuarve edhe levizjen shiite libaneze Hezbollah  e cila mbeshtet rregjimin e Bashar Al Asad. Madje e akuzojne per “trajnimin, keshillimin dhe mbeshtetjen logjistike” te qeverise siriane ne luften kunder opozites siriane.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB