Kledi Kadiu, mes kinemasë dhe televizionit

11/08/2012 17:10

Kledi Kadiu, ambasador i kulturës shqiptare në Itali, ishte këtë të shtunë në “Poke”. Autor dhe moderator në programin e tij në Rai5, Progetti di Danza, Kledi
iu përgjigj pyetjeve të prezantueses Albana Osmani teksa ndodhej me
pushime, nëpërmjet lidhjes me Skype.

Albana: Ku po pushon Kledi?

Kledi: Jam ne Golfo Arançi, që është në Sardenjë, me pushime dhe po përgatitemi për sezonin e ri.

Albana: Në Sardenjë i bën çdo vit pushimet, Kledi, apo jo?

Kledi: Një pjesë të pushimeve po, ndërsa pjesa tjetër varet. Nuk i programoj gjithmonë gjërat.

Albana: Shohim në sfond se je akomoduar në një lokal të rehatshëm. Vapa bën të vetën dhe ti je vetëm me një kanatiere dhe pse jo tek e fundit duke zbuluar paksa fizikun tënd të bukur.

Kledi: Jam në portin e Golfo Arançit dhe këtu jam dukë ngrënë mëngjes.

Albana: Kledi, sa do rrish me pushime?

Kledi: Kam një javë dhe pastaj do rri edhe një javë. Pastaj ka një eveniment shumë special në Venecia, ju sapo e përmendet projektin më të ri.

Albana: Projekti juaj më i ri përfshin sërish kinematografinë. Do doja të dija diçka më të detajuar, ku do të prezantoheni? Di që jeni në Festivalin e Venecias.

Kledi: Filmi nuk është në konkurs. Do të jenë 3 projeksione, projektime të filmit në 2 ditë të ndryshme për shtypin, për publikun dhe për një juri speciale. Filmi bën fjalë për gjithë udhëtimin e anijes “Vlora”, në gushtin e vitit ’91. Jam një nga protagonistët e filmit, sepse nuk jam vetëm por janë dhe Eva Karafili, Edmond Budina dhe personazhe të tjerë të gazetave.

Albana: Ky është një film me protagonistë të personazheve që kanë qenë të njohur, që kanë qenë pjesë e atij udhëtimi real, domethënë është i mbështetur mbi jetën reale?

Kledi: Po, është një dëshmi.

Albana: Duket se është një ngjarje e jashtëzakonshme dhe një kuriozitet shumë i madh nga ana e audiencës shqiptare për ta pare këtë film…

Kledi: Është një histori që e ka jetuar ai brez. Filmi bën pjesë për udhëtimin e 7 gushtit të vitit ’91. Përmes këtij filmi besoj se regjisori ka dashur të tregojë e dëshmojë historinë e një populli të tërë dhe une jam një nga protagonistët.

Albana: Ky film do të prezantohet tani në Venecia dhe më pas do të prezantohet edhe në Shqipëri, në kinematë shqiptare? Ke një plan për këtë?

Kledi: Është një film i bërë me 2 produksione, pra nje produksion italian dhe pjesa tjetër një produksion shqiptar, nga Ilir Butka nëse nuk më kujtohet keq emri.

Albana: Kledi, pushimet po i kalon vetëm, apo i shoqëruar?

Kledi: Jam me shokë, me kushëririn tim Tonin dhe me një grup shokësh, sidomos në Sardenjë. Meqenëse kam kohë që vij në Sardenjë, këtu është krijuar një rrjet shoqëror.

Albana: Në fakt pyetjen nëse je vetëm apo i shoqëruar, besoj se e kuptove kontekstin tim? Gjithësesi më ktheve një përgjigje diplomatike.

Kledi: E kuptova, e kuptova. Nuk kam akoma.. Ishte një histori e shkurtër, e cila mbaroi pak orë më parë. Tani jemi të lirë…

Albana: Projekti më i ri që të pret në shtator? Ke konkretizuar diçka? Me shkollën e baletit që ti tashmë e ke në Romë, si shkojnë punët?

Kledi: Shkolla është shumë mirë. Projekti më i afërt përveç filmit është edhe programi televiziv tek Rai5, “Projekte të Baletit”. Kam 3 vjet që bëj pjesë në këtë kanal. Ky është programi që drejtoj, që trajton më thellësisht temën e talentit, me ekspertë, me balerinë, me koreografë, me drejtor orkestre, etj.

Albana: Në këtë program televiziv që të pret në shtator, ti je në pozicionin e drejtuesit?

Kledi: Po. Jam drejtuesi i këtij programi dhe kam pasur fatin të drejtoj personazhe, kritikë dhe ekspertë të baletit. Jo vetëm personazhe italiane, por edhe ndërkombëtare. Investimi i jetës sime ka qenë baleti. Me siguri është edhe një projekt për një spektakël teatral në teatër, në sezonin e vitit 2013. Po punoj për këtë projekt me 2-3 koreografë të ndryshëm të pasqyrës së baletit italian. Kjo do të jetë e ardhmja me siguri për vitin 2013.

Albana: Kledi, shpresoj të kesh pushime sa më të mira. Nuk e di si është “shoqja” ime Maria De Filipi së fundmi?

Kledi: Mirë. Maria gjithmonë mirë është. Nuk ka problem. Nuk e gjen gjë atë.

Albana: Eh, gjithmonë është në formë dhe me sukses absolut në Mediaset. Keldi, të uroj gjithë të mirat. Të falenderoj nga ekrani i Top Channel për kohën tënde që na vure në dispozicion. Të uroj shumë suksese dhe me padurim presim të shohim suksesin tënd kinematografik më të ri.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA