Juventus fiton Superkupën e Italisë
11/08/2012 00:00
Juventusi ka ngritur në Pekin trofeun e parë të sezonit që është Superkupa e Italisë.
Kampionët e italisë mundën 4-2 Napolin me kohë shtesë, në një ndeshje intensive ku është parë gjithcka, nga golat e mrekullueshëm, tek gabimet në mbrojtje dhe kartonat e kuq, të gjithë nga rradhët e Napolit.
Gjithësesi ishte Juventusi që bëri ndeshjen që nga fillimi dhe gjithçka në përfundim duke e merituar. Golit të Kavanit dhe Pandev iu përgjigjen Asamoa, Vidal, autogoli i Maxhos dhe Vuçiniç.
Në total, finalja e Superkupës së Italisë u karakterizua nga 6 gola dhe 11 kartona, shifra ndaj të cilave nuk munguan polemikat, duke i dhënë shenjën e parë të gjtihëve se në Itali futbolli ka filluar.
Top Channel