8 shqiptarë kërkojnë Champions League-n

11/08/2012 00:00

Tetë futbollistë shqiptarë do të paraqiten në fazën e Play-off-it të
Champions League për edicionin 2012-2013. Play-off-i është faza e fundit
e Champions League para asaj në grupe, ku paraqiten skuadrat më të
mëdha europiane

Ndeshjet e Play-off-it zhvillohen më 21-22 e 28-29 gusht, ndërsa shorti për këtë fazë u hodh dje. Prej skuadrave të futbollistëve shqiptarë, garimin në këtë fazë e nis vetëm Borusia Mynshengladbah, ku paraqitet mesfushori Granit Xhaka. Në Play-off do të luajnë edhe Fatos Beqiraj e Arijan Ademi (Dinamo Zagreb), Ardian Gashi e Loret Sadiku (Helsingborg), Admir Mehmedi (Dynamo Kiev), Agim Ibraimi (Maribor) e Isli Hidi (AEL Limassol). Skuadrat e tyre plejofin e siguruan përmes raundit të tretë kualifikues, ndeshjet e dyta të të cilit u zhvilluan të martën e të mërkurën.

Top Channel