Siria, Brahimi në vend të Anan

10/08/2012 03:00

Diplomati veteran algjerian, Lakhdar Brahimi pritet të emërohet si i dërguari i ri i OKB-së dhe Lidhjes Arabe për Sirinë.

Nëse lajmi konfirmohet, ai do të pasojë në këtë post ish-Sekretarin e Përgjithshëm, Kofi Anan, i cili dha dorëheqjen javën e kaluar duke thënë se ai nuk mund të kryente më rolin.

Një plan paqeje gjashtë-pikësh i propozuar nga zoti Annan nuk arriti të hyjë në fuqi, dhe dhuna është përshkallëzuar në vend.

Rebelët kanë humbur një zonë kryesore të Aleppos të enjten pas disa javësh luftime.

Ushtria e Lirë Siriane konfirmoi se ishte tërhequr nga rrethi strategjik Salah Al-Din pas një ofensive me shkallë të gjerë të forcave qeveritarë nisur disa ditë më parë.

Emërimi i zotit Brahimi do të shpallet sa më shpejt, mbase që javën e ardhshme, me përjashtim të kundërshtimeve të minutës së fundit nga ana e qeverive, thanë burime diplomatike për gazetarët.

Z. Brahimi, 78-vjec, ka mbajtur një sërë poste të profilit të lartë diplomatik në karrieën e tij.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA