Rusi, zv/kryeministri sulmon Madonna-n

10/08/2012 08:55

Zëvendëskryeministri i Rusisë lëshoi një sulm të ashpër ndaj Madonna-s, e cila i doli në mbrojtje një grupi punk femrash, të cilat përballen me akuza huliganizmi pasi kënduan brenda një kishe me slogane kundër Putin.

Duke shkruar në rrjetin shoqëror “Twitter”, Dmitry Rogozin akuzoi këngëtaren, duke thënë se “Përpara se të japë leksione morale, në fillim të vishet apo të pushtojë së përdhosuri kryqin”.

Gjatë një koncerti të mbajtur në Rusi më parë gjatë javës, Madonna foli edhe në mbështetje të të drejtave të homoseksualëve.

Në rrjetin shoqëror, Rogozin gjithashtu shkoi: “Çdo ish-këngëtare kërkon të mbajë leksione për moralitetin sa më shumë që plaket, sidomos në turet që realizon jashtë vendit”.

Gjatë koncerit në Moskë, 53-vjeçarja u shfaq me emrat e grupit punk të shkruar në shpinë, ndërsa tha se “lutej për lirinë e tyre”, pasi ndiente se nuk kishin bërë asnjë faj.

Këngëtaret Maria Alyokhina, Nadezhda Tolokonnikova dhe Yekaterina Samutsevish, përballet me mundësinë e burgosjes për tre vitet e ardhshme, pasi “vandalizuan” një kishë në kryeqytet, pasi kënduan brenda saj të maskuara, një tekst fetar, të modifikuar kundër Presidentit Putin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA