Merkel: Dua një darkë me Del Bosquen
10/08/2012 14:05
Kancelarja Gjermane, Angela Merkel, deklaroi se do t’i pëlqente që të darkonte me trajnerin e kombëtares spanjolle të futbollit, Vicente del Bosque.
Këtë përgjigje i dha “Gruaja e Hekurt” në një pyetje të ish-tenistit Boris Becker, në një speciale të “Suddeutsche Zeitung”, ku ajo i përgjigjej të gjitha pyetjeve të disa prej figurave më të njohura të vendit.
”Nuk më pëlqen të organizoj festa, por do të më pëlqente të ftoja për darkë Del Bosquen”, deklaroi kryetarja e qeverisë gjermane.
Kancelarja është një e apasionuar e futbollit dhe zbritjet e saj në dhomat e zhveshjes së kombëtares në të shkuarën, për të inkurajuar futbollistët, kanë qenë një praktikë e njohur.
Top Channel