Masakra në Poliçan, arrest me burg për 52-vjeçarin

10/08/2012 00:00

Gjykata jep masën e sigurisë për Kushtrim Gurin, personi që akuzohet se
dhunoi kufomën e vrasësit të vëllait të tij, disa ditë më parë në
Poliçan.

Autori i këtij akti të rëndë do të qëndrojë në arrest me burg. 52-vjeçari Kushtrim Guri u arrestua pak orë pas ngjarjes, pasi me veprimet e tij kishte tronditur gjithë zonën.

Masakra ndodhi ditën e hënë në ambientet e brendshme të Uzinës Mekanike të qytetit të Poliçanit, kur Shpëtim Dervishi 45 vjeç që punonte si ushtar roje me pagese ka qëlluar me armën e shërbimit, shefin e sigurisë tenike Vladimir Guri dhe më pas mbi veten.

Te dy personat kane gjetur vdekjen. Sipas policise te dy viktimat kane patur me pare nje grindje verbale. Sipas policise ka dy pista per motivin e ketij krimi. Pista e pare lidhet me faktin se bashkeshortja e rojes se uzines ka qene ngacmuar seksualisht nga shefi i sigurise ne fabrike dhe pista e dyte lidhet faktin se roja eshte hakmarre per heqjen nga puna të bashkëshortes nga Vladimir Guri, shef i sigurise teknike ne Poliçan.

Te paret qe kane hasur dy trupat pa jete kane qene punonjesit e uzines te cilet kane dalë ne oborr pasi degjuan te shtena.

Por krimi nuk ka përfunduar ketu. Vellai i shefit te sigurise te vrare, Kushtrim Guri ka mundur te hyje ne ambientet e brendshme te uzines, duke masakruar trupin pa jete te Shpetim Dervishit. Ai i ka prere koken viktimes dhe me pas ka shetitur me koken e prere ne mjediset e uzines, si dhe ne qytet duke terrorizuar banoret. Me pas ai e ka hedhur koken ne shkurre dhe eshte larguar, per t’u arrestuar nga policia pas dy ditesh.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA