Flakët 500 metra larg, shkrumbohet 5 hektarë kullotë

10/08/2012 00:00

Përveç vatrës së zjarrit në Kozel të rrethit të Ersekës, e cila vijon të
jetë aktive një tjetë zjarr ka shperthyer prane Parkut Kombëtar të
Prespës.

Vatra eshte shfaqur dje pasdite në zonën e Gollobordës. Flaket fillmisht kane prekur bimësine e ulet në një sipërfaqe prej 5 hektarësh.Zjarri i fuqishëm dyshohet të jetë shkaktuar nga një shkarkim rrufeje dhe eshte vetem 500 metra larg Parkut Kombëtar te Prespës.

Zjarrfikesit thone se nderhyrja eshte e veshtire per shkak te terrenit të thyer malor. Edhe ndertimi i brezave mbrojtes eshte gati e pamundur per shkak te perberjes shkembore te malit.

Forca të shumta policie nga komisariati i Devollit dhe punonjës të shërbimit pyjor jane nisur drejt vatres se zjarrit për të izoluar flaket qe po kercenojne parkun e Prespes nje nga me te rendesishmit ne vend. Deri tani sipërfaqja totale e shkrumbuar nga zjarri në zonën e Ersekës është 150 hektarë. Ky eshte zjarri me i madh i regjistruar kete vit ne zonen e Devollit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB