Gjashtëmbëdhjetë të vdekur në një aksident me autobus në Indonezi
Të paktën 60 persona kanë vdekur për shkak të shirave të dendura që kanë rënë në fillim të javës në Manila.
Një bilanc ky që e çon në 113 numrin total të viktimave të motit të keq që ka përfshirë Filipinet që prej fillimit të gushtit.
Lajmin e ka bërë të ditur të premten agjencia qeveritare që menaxhon emergjencat e shkaktuara nga katastrofat natyrore.
Situata në kryeqytet vazhdon megjithatë të përmirësohet pas përmbytjeve të rënda që arritën kulmin ditën e martë.
Përmbytjet kanë paralizuar pjesë të rëndësishme të kryeqytetit, duke detyruar dhjetra mijëra banorë të braktisin shtëpitë e tyre, si dhe të mbyllin shkollat e zyrat.
Autoritetet deklarojnë se gjysma e Manilës është prekur nga përmbytjet, me ujin që ka kaluar mesin e trupit të njeriut dhe në disa raste ka arritur deri në nivelin e mjekrës.
Qyteti i Manilas është dëmtuar edhe më herët gjatë vitit nga fenomenet natyrore. Mbi 50 persona humbën jetën pasi tajfuni Saola përshkoi vendin rreth tre javë më parë.
Top Channel