Afganistan, rikthehet sulmet e “të infiltruarve”

10/08/2012 09:25

Tre ushtarë amerikanë u vranë nga një person i armatosur në uniformë afgane në provincën e Helmandit, u raportua ditën premte.

Sipas agjensisë së lajmeve “Reuters”, tre viktimat ishin anëtarë të një grupi të forcave speciale.

Ata u qëlluan në orët e vona të së enjtes, kur u paraqitën në një takim në krahinën e Sanginit.

Kjo është seria e fundit e sulmeve të realizuar nga militantë të infiltruar në policinë apo ushtrinë vendase.

Ditën e martë, një ushtar i NATO-s gjithashtu mbeti i vrarë kur dy “ushtarë afganë” hapën zjarr ndaj tij në lindje të vendit.

Më parë gjatë vitit, kapiteni Feti Vogli u shndërrua në ushtarin e parë shqiptar të rënë në misionin e NATO-s në vendin aziatik, pasi edhe ai u qëllua nga një fondamentalist i veshur si polic afgan.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA