Zhduket burri rrugës për në punë

09/08/2012 00:00

E diela që lamë pas duhet të ishte një ditë e zakonshme për 47-vjeçarin
Anton Prendi, baba i tre fëmijëve. Në orën 6.30 të mëngjesit ai mori
biçikleten dhe u nis drejt fabrikes së tullave në Fushë-Krujë, ku
punonte si punëtor i thjeshtë.

Që prej atij momenti, askush nuk di asgje per fatin e tij, nese eshte gjallë apo e kanë vrarë. Familjarët kanë hapur dyert e shtëpisë siç e do zakoni, por jo per mort. Te gjithe presin nese diku ne Fushë-Krujë do të gjendet ndonjë gjurmë e tij. Bashkëshortja Bardha Prendi tregon per Top Channel se 47-vjeçari nuk kishte asnje konflikt dhe se vite me pare ai ka qene efektiv policie.

“U përgatit dhe u nis për në punë. Ne e dinim se ishte në punë. Deri në orën 4 e pritëm në shtëpi. Më pas morën në telefon kolegët e punës dhe ata thanë se ai nuk ishte paraqitur. Nuk jemi kërcënuar askush. Ju lutem të na e gjejnë”, thotë Bardha Prendi, bashkëshortja e Antonit.

“Ose e ka përplasur ndonjë makinë, ose nuk e dimë cfarë ka ndodhur. Ne mendojmë cdo gjë, jemi në dorë të Zotit”, thotë Fata Prendi, e ëma e punëtorit të zhdukur.

Informacioni i fundit eshte nga person i cili ka treguar se ate dite e ka pare 47-vjeçarin duke ju afruar me biçiklete fabrikes ku punonte. Me tej asgje nuk dihet per te. Por ndersa grate e shtepise luten qe te pakten te gjendet trupi i Antonit, nje i aferm tjeter hedh dyshimet e tij per nje vrasje te 13 viteve me pare te kryer nga vellai i te zhdukurit, Robert Prendi, i cili ne fakt po vuan denimin per krimin e kryer.

“I bëj apel atyre që mund të kenë kryer një akt që të tregojnë. Ata nuk i kanë bërë llogaritë mirë, sepse nuk mund të zhdukësh një njeri të pafajshëm. I bëj apel familjes së dëmtuar para 13 vjeteve, prej vëllait të Antonit”, thtoë Xhovalin Mella, i afërm i familjes.

Policia e lokale thote per Top Channel se gjithe zona, ku i zhdukuri eshte pare per here te fundit eshte kontrolluar dhe megjithe verifikimet dhe marrjen ne pyetje te disa personave ende nuk ka ndonje piste apo dyshim se çfare mund te kete ndodhur me Anton Prendin.
 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB