
Ëndrra e Xhamajkës për të marrë nga duart e amerikanëve stafetën e tyre të preferuar, atë 4×400, u ndërpre në mes ditën e enjte, pas dëmtimit të një prej atletëve në kualifikuese.
Eliminimi i Xhamajkës privon edhe Usain Bolt nga mundësia që të garonte në këtë garë, ndonëse rekormeni i botës në sprint dhe 200 metra nuk merr pjesë zakonisht në një xhiro të plotë rreth pistës.
Ekipi i stafetës së ishullit të ndodhur në Karaibe pritej që të fitonte lehtësisht stafetën, por Gonzales, i rikthyer së fundmi nga një dëmtim, pësoi një tërheqje gjatë xhiros së tij, duke mos mundur të dorëzonte stafetën tek shoku i tij.
Kjo bëri që Xhamajka të eliminohej, duke lënë në finale amerikanët me statusin e superfavoritëve.
Bolt, njeriu më I shpejtë në botë, kishte thënë të mërkurën se po mendonte seriozisht të merrte pjesë edhe në stafetën 4×400.
Në Pekin, ai fitoi tre medalje të arta, në 100, 200 dhe 4×100 metra, arritje që ka nisur ta mbrojë me suksesin e ri në 100 metra, më parë gjatë javës.
Top Channel