Real Madrid, goleadë ndaj Milanit

09/08/2012 08:35

Real Madrid kaloi me shumë lehtësi testin e parë serioz të kësaj vere duke mundur 5-1 Milanin në Yankee Stadium të Nju Jorkut.

Madrilenët dominuan këtë ndeshje miqësore dhe dyshja Cristiano Ronaldo-Di Maria ishin lojtarët më të mirë për skuadrën e Jose Mourinho.

Kampionët e Spanjës kalojnë në avantazh me Di Maria (25’), por kundërpërgjigjet Robinho për ekipin e Allegri (33’).

Në pjesën e dytë, Real Madrid shënon me Cristiano Ronaldo dy herë (49’ dhe 66’). Më pas Sergio Ramos (80’) dhe Callejon (88’) shënojnë dy golat e fundit të takimit duke treguar se Milani është shumë prapa rivalëve të tij në arenën europiane.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA