Armëpushimi Rusi-Ukrainë/ Putini pranon ftesën e Parisit: Gati për dialog me Macronin
Në ditën kur Nagasaki po shënon 67-vjetorin e shpërthimit atomik që çoi
në përfundimin e Luftës së Dytë Botërore, kryetari i këtij qyteti,
Tomihisa Taue, i bëri thirrje Japonisë të lirohet nga frika
bërthamore,përfshirë frikën ndaj aksidenteve të fuqisë bërthamore.
Taue foli gjatë ceremonisë përkujtimore për 74 mijë viktimat që patën vdekur më 9 gusht 1945, si pasojë e sulmit të Shteteve të Bashkuara.
Kreu i qytetit japonez u zotua për mbështetjen e njerëzve, jeta e të cilëve u prek nga ngjarjet e vitit të fundit në Fukushima.
Ai gjithashtu i bëri thirrje qeverisë së vendit që të “krijojë politika të reja për energji në mënyrë që të ndërtohet një shoqëri e lirë nga frika ndaj radioaktivitetit”. Ndërkohë, kryeministri Jokishino Noda, kërkoi zhdukjen e armëve bërthamore.
Top Channel