Lezhë, i burgosuri në rrezik jete pas zënkës
09/08/2012 00:00
Një i burgosur po lufton për jetën e tij në Spitalin Ushtarak në Tiranë, pas një sherri të ndodhur pasditen e së enjtes në burgun e Shën Kollit, në Lezhë.
I plagosuri, Aranit Rama, u rrah në mënyrë brutale nga bashkëvuajtësi Kastriot Allamani, i cili e goditi me sende të forta ndërsa ndodheshin në mjediset e ajrimit.
Ndonëse nuk janë ende të qarta motivet që kanë motivuar këtë zënkë, sipas të dhënave të para të policisë sherri ka ndodhur për arsye hakmarrjeje.
Aktualisht, një grup hetimor është ngritur për zbardhjen e plotë të ngjarjes, ndërsa Allamani është dërguar në izolim.
Mbetet ende për të kuptuar se ku ndodheshin gardianët në momentin e sherrit dhe arsyeja e ndërhyrjes së tyre të vonuar.
Top Channel