Frikë në garën e kërcimit me shkop

09/08/2012 11:40

Lojërat Olimpike kanë dhuruar shumë emocione deri tani, por ditën e mërkurë plot 80 mijë persona në stadiumin olimpik të Londrës provuan edhe frikën kur atleti kubanez Lazaro Borges shmangu për pak një dëmtim shumë serioz.

26-vjeçari që konkurronte në kërcimin me shkop ishte duke realizuar provën e tij kur shkopi iu thye papritur në tre vende kur atleti ishte në ajër.

Fatmirësisht Borges nuk ra në pjesët e thyera të shkopit që ishin shpërndarë në dyshek duke shmangur një tragjedi të mundshme.

Aksidenti ndodhi gjatë kualifikueseve për finalen e sotme të kërcimit me shkop, finale ku kubanezi nuk do të jetë i pranishëm pasi arriti të hidhej vetëm 5.35 metra.

Ditën e martë ndodhi një tjetër incident i rrezikshëm, kur peshëngritësit gjerman Matias Shtainer shtanga i ra në qafë gjatë tentativës për ta ngritur.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA