Egjipti dërgoi trupa shtesë, tanke dhe mjete të tjera të blinduara në gadishullin e Sinait, pranë kufirit me Izraelin, si rrjedhojë e rritjes së veprimeve të militantëve në këtë zonë.
Përforcime vijnë si pjesë e një operacioni ushtarak, të lëshuar pasi të dielën, një celulë terroristësh ndermori një sulm mbi një postë kufitare nga ana e territorit izraelit, duke vrarë 16 ushtarë dhe police egjiptiane.
Ushtria izraelite ndërhyri më pas, duke vrarë shtatë prej militantëve në bombardime të kryera ne pjesen tjeter te kufirit.
Një ditë më parë, helikopterë ushtarakë egjiptianë nisën një sulm me raketa, që la të vrarë të paktën 20 persona të dyshuar si militantë.
Aktualisht, Egjipti, një vend me 85 milionë banorë, përballet me probleme të rënda sigurie, që prej revolucionit që rrëzoi qeverinë e Mubarakut në shkurt 2011.
Gadishulli shkretinor i Sinait, ku takohet kufiri i Egjiptit, Izraelit dhe Gazës, është shndërruar në një oaz trafikimi, nëpërmjet tuneleve nëntokësorë dhe sipas informatave, është shndërruar gjithashtu në një zonë operacionesh nga xhihadistët që synojnë të godasin shtetin hebre.
Top Channel