Austri, akuza korrupsioni ish-ministrit

09/08/2012 21:05

Ish-ministri i Brendshëm në Austri, Ernst Strasser, u akuzua nga një gjykatë në Vjenë për korrupsion.

56-vjeçari, anëtar i Partisë Konservatore Austriake, ishte një prej katër ministrave të përfshirë në një skandal marrje parash për propozimin e disa ligjeve një vit më parë.

Strasser dha dorëheqjen në mars 2011, pasi një shkrim i publikuar në britaniken “Sunday Times” shkruante se ministri, njëkohësisht deputet europian, kishte pranuar para në këmbim të propozimit të amendamenteve në ligjet e BE-së.

Ish-ministri i ka mohuar gjithmonë akuzat, të cilat u ngritën ndaj tij pas 15 muajsh hetimesh, gjatë të cilave 90 persona u morën në pyetje, ndërsa shumë llogari e operacione bankare u ekzaminuan.

Komisioni Anti-Korrupsion i Bashkimit Europian është ende duke hetuar në lidhje me këtë skandal.

Nëse do të rezultojë fajtor, ish-ministri i Brendshëm mund të dëbohet deri në dhjetë vjet heqje lirie.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA