Afrika e Jugut e Pistorius, aforfe në finale

09/08/2012 19:45

Afrika e Jugut dhe Oscar Pistorius, atleti i parë me proteza në vend të këmbëve të amputuara, u kualifikuan në finalen e stafetës 4×400 metra, duke rishkruar kështu historinë e Lojrave Olimpike.

Skuadra afrikanojugore ishte eliminuar në gjysmëfinale, por pas një ankese të parashtuar në Komitetin Atletik Ndërkombëtar, u pranua se një prej konkurrentëve të saj ishte rrëzuar pasi u pengua nga rivali kenian.

Si rrjedhojë, Afrika e Jugut u kualifikua aforfe, duke iu dhënë korsia e nëntë në stafetën, ku Xhamajka e Boltit nuk do të jetë pasi një prej garuesve pësoi tërheqje.

“Më në fund, jemi në finale”, shprehu të gjithë entuziasmin e tij Pistorius në rrjetin shoqëror “Twitter”.

Në garën finale, Pistorius do të niset i treti dhe jo i pari siç ishte spekuluar më parë, për të shmangur ndonjë vështirësi që ai mund të ketë në ndërrimin e stafetës për shkak të kushteve të kufizuara fizike.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA