Zjarret godasin ishujt Kanarie
07/08/2012 04:10
Zjarret në ishujt Kanarie të Spanjës kanë shkatërruar më shumë se 4000 hektarë të tokës, duke përfshirë edhe pjesën e një faqe të Trashëgimisë Botërore.
Parku Kombëtar Garajonay në ishullin e La Gomera është shtëpia e qindra llojevve bimësh, disa prej të cilave janë unike në ishullin që ndodhet në Atlantik.
Zjarrfikësit më vonë arritën të ndalnin përparimin e flakëve, të cilat sic dyshojnë ata, ishin ndezur qëllimisht.
Një tjetër zjarr në ishullin fqinj e La Palma, u përhap të hënën por u vu nën kontroll.
Spanja është goditur rëndë nga zjarret në pyje këtë vit pasi përjetoi dimrin më të thatë në 70 vjet.
Top Channel