Pasi kanë kaluar disa javë nga prerja e pemëve në Liqenin Artificial,
për zgjerimin e rrugës së Elbasanit, Agjencia Mjedisore e Tiranës ka
pranuar se Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve ka nisur punën me një
dosje të mangët dhe pa leje mjedisore.

Drejtoria e Rrugëve eshte gjobitur me 1 milion leke dhe vetem nje dite me pas, pra ne 27 qershor ka nisur procedurat per pajisje me leje mjedisore. Drejtori i Agjencise Mjedisore, Sokol Lekaj pohon se firma e ndertimit duhet te respektoje nje sere rregullash, si kompensimin e zones se gjelberuar, mos ndotjen e ajrit me pluhur, si dhe larjen dhe mbulimin e kamionëve dhe zones ku punohet.

“Pala që është e interesuar është Bashkia e Tiranës, por tenderin dhe aplikimin e ka bërë Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve. Një javë përpara se të bëhej aplikimi, inspektorët e mi kanë qenë në terren kanë verifikuar situatën. Ju e dini fare mirë që aty punimet kishin filluar dhe rruga ishte pothuajse e zgjeruar, domethënë pemët ishin prerë. Neve kemi kërkuar lejen mjedisore, që nuk e kanë patur dhe në datë 26 qershor i kemi gjobitur. Kjo është një masë administrative që merret për mospajisjen e projektit me dokumentet e përcaktuara nga ligji”, thotë Lekaj.

Por sa jane zbatuar keto rregulla, ne nje kohe kur leja mjedisore eshte marre realisht disa jave me vone, kur firma e ndertimit kishte prere qindra peme dhe kishte nisur punën, pa asnjë kusht për ruajtjen e mjedisit edhe  pse sipas ligjit ARM-së ka të drejtën e pezullimit të punës.

“Ne si palë nuk kemi qenë prezente në momentin, kur është bërë prerja e pemëve. Eshtë shënuar nga Bashkia Tiranë, nga Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve numri i pemëve të prera dhe ne kemi detyruar me anë të këtij autorizimi, firmën zbatuese që të bëjë mbjelljen, duke e kompensuar ato që janë prerë. Mosrespektimi i kushteve të autorizimit mjedisor ka sanksione ligjore që janë njoftimi paraprak, pastaj është gjoba që mund të vihet, është pezullimi i punimeve dhe heqja e autorizimit mjedisor”, tha Lekaj.

Shoqeria civile ka protestuar pa nderprerje, duke kerkuar transparence publike mbi projektin qe Bashkia po nderrmerrte ne kete zone, si dhe lejen mjedisore me te cilen po vepronte firma e ndertimit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB