Armëpushimi Rusi-Ukrainë/ Putini pranon ftesën e Parisit: Gati për dialog me Macronin Pas dezertimit të kryeministrit Riad Hijab, qeveria e re siriane
zhvilloi mbledhjen e radhës. Kryeministri Omar Ghalaëanji deklaroi se te
gjithe ministrat ishin te pranishem duke hedhur poshte zerat per
arratisjen e disa prej anetareve te saj.
Aktivistet e opozites raportuan se pervec, Kryeministrit, edhe dy ministra te tjere ishin larguar nga vendi ndersa ai i Financave Mohamad Xhalilati- deshtoi ne perpjekjen e tij per t’u arratisur. Siç raportohet, ai permes nje interviste telefonike tha se ishte ne detyre dhe po punonte ne zyren e tij.
Ministri sirian i Informacionit, i cituar nga agjensia shteterore e lajmeve Sana, shperfilli domethenien e dezertimit te Hijab dhe mohoi te kishte te “ikur te tjere”.
“Nuk kemi mesuar asgje nga ish-kryeministri dhe ai nuk u shfaq ne televizion”. Sipas tij, cdo braktisje, sa do e rendesishme te jete ajo, nuk cenon aspak institucionet e shtetit”.
Shtepia e Bardhe tha se dezertimi deshmon shperberjen per se brendshmi te qeverise se Presidentit Bashar Al Asad.
“Nuk kemi asnje arsye per te dyshuar dezertimin e kryeministrit apo anetareve te tjere te qeverise….. Eshte e qarte se keto dezertime po arrijnë nivelet me te larta te qeverise siriane dhe Assadi nuk mund te rimarre kontrollin e vendit sepse populli sirian nuk do ta lejoje. Menyra me e shpejte per ti dhene fund gjakderdhjes dhe vuajtjes se popullit sirian eshte qe Assad te jape doreheqjen, per te lejuar tranzicionin paqesor te nje qeveri qe do ti pergjigjet aspiratave te popullit sirian”, tha zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Jay Carney.
Top Channel