Armëpushimi Rusi-Ukrainë/ Putini pranon ftesën e Parisit: Gati për dialog me Macronin
Të paktën 15 persona janë vrarë në një sulm të armatosur të kryer ndaj një kishe në qendër të Nigerisë, kanë njoftuar autoritetet lokale.
Persona të armatosur bastisën kishën në afërsi të qytetit të Okenes, në shtetin e Kogit, dhe qëlluan ndaj personave që ndodheshin atje.
“Mund të konfirmoj se janë 15 të vdekur”, ka deklaruar një zëdhënës i guvernatorit të shtetit të Kogit, Jacob Edi, për agjencinë e lajmeve “AFP”.
Ende nuk dihet se kush e kreu sulmin, por grupi islamik militant Boko Haram ka marrë përsipër sulme të shumta të ngjashme ndaj kishave dhe objekteve të tjera të kultit në Nigeri.
Komandanti i forcave të armatosura, toger-koloneli Gabriel Olorunyomi tha se prifti i kishës është mes personave të vrarë nga sulmi i armatosur.
Ndërkohë, shërbimet e emergjencës u kanë ardhur në ndihmë të plagosurve, të cilët janë dërguar në spitale të ndryshme.
Autoritetet janë në kërkim të viktimave të tjera të mundshme, pasi ka pasur njerëz që në tentativë për t’u shpëtuar të shtënave, janë fshehur nëpër shkurre.
Top Channel