Maqedonasit triumfojnë në lundrim

07/08/2012 00:00

Gara e parë ndërkombëtare e varkave me vela International Sailing
Regatta në Durrës është mbyllur në një ceremoni gjatë së cilës është
bërë shpërndarja e medaljeve për fituesit.

Triumfues në gara kanë qenë pjesëmarrësit nga Maqedonia, të cilët kanë siguruar vendet e para në 3 nga 4 kategoritë e garave. Serbia ka fituar kategorinë Optimist për femra, ndërsa vendin e dytë në këtë kategori e zuri 12-vjeçarja nga Durresi Iselda Carkanji, e vetmja përfaqësuese e Shqipërisë në këto gara.

“Ia dolëm më në fund, Gara mbaroi. Ne jemi kënaqur, megjithë sakrificat. Shpresojmë të kthehemi vitin tjetër. Falenderoj Top Channel që na ndjekur në të gjithë ditët, ne kemi nevojë edhe për këtë, për vizionin që na ka dhënë në gjithë Shqipërinë”, tha Anna Nina, presidente e “Yacht Club Albania”.

“Durrësi është një qytet i bukur dhe i favorshëm për të lundruar. Ishte një nder i madh që mora pjesë në këtë aktivitet dhe shpresoj që vitin e ardhshëm të ketë më shumë pjesëmarrës në këtë kampionat”, tha Erdal Lusho,nga Maqedonia, fitues i Laser Standard.

Promovimi i sportit të Velës në Shqipëri si dhe përgatitja e sportistëve me qëllim pjesëmarrje në gara të rëndësishme ndërkombëtare dhe olimpiada mbetet një nga synimet e organizatorëve.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta