E konsideruar nga metereologët si dita më e nxehtë e vitit, e marta ka regjistruar një viktimë në plazhin e Durrësit.

Një pushuese e moshuar ka gjetur vdekjen teksa është futur për t’u larë në ujërat e Adriatikut paraditen e sotme. Ngjarja e rëndë u regjistrua në plazhin e madh të Durrësit.

Ndonëse pushues dhe familjarë kanë tentuar t’i japin ndihmën e parë, gruaja nuk ka mundur të shpëtojë. Viktima është identifikuar nga policia si shtetasja Qefsere Dede, 78 vjeç nga Tirana. Ajo u mbyt ndërsa ndodhej në një distancë jo të largët, prej afro 15 metrash nga bregu i detit.

Paraprakisht dyshohet për një infarkt të shkaktuar nga ndryshimi i temperaturave nga qëndrimi në diell dhe kalimi në ujërat e freskët. Ndërkohë trupi i saj është dërguar në morgun e spitalit rajonal ku do t’i nënshtrohet edhe ekspertizës mjeko-ligjore që do të përcaktojë shkakun e vërtetë të vdekjes.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB