Çefa zgjidhet nënkryetar i KLD-së

07/08/2012 00:00

Presidenti Bujar Nishani thirri për herë të parë mbledhjen e Këshillit
të Lartë të Drejtësisë gati pesë muaj pasi në këtë institucion qëndronin
pezull kandidaturat për postin e zëvendëskryetarit, të debatuara gjatë
presidences Topi.

Me propozim të presidentit Nishani në menyrë unanime u votua edhe nga ata që më herët ishin kundër emrit të Elvis Çefës në detyrën e zevendëskryetarit të KLD-së. Elvic Çefa, i diplomuar per juridik përgjate 1992 -1996 dhe qe aktualisht prej 2009 mban edhe postin e Drejtorit te Pergjithshem te Agjensise se Kthimit dhe Kompensimit te Pronave u zgjodh me heret nga mazhoranca  si anëtar i KLD-së, në prill te ketij viti.Presidenti Bujar Nishani percolli frymen me te cilen do te jete ne krye te KLD-së, ne mbrojtje te gjyqtareve te ndershem dhe kunder gjyqsorit te korruptuar, si dhe per nje gjyqesor tek i cili te kete transparence dhe besim.

“Dëshiroj ta shfrytëzoj këtë mbledhje për t’iu adresuar të gjithë atyre gjykatësve, që e konsiderojnë sistemin e drejtësisë së shqiptarëve, sigurimin ku mund të mbledhin pasuritë, që e konsiderojnë pushtetin e madh dhe të rëndësishëm gjyqësor, si mrekullinë e përfitimit të tyre personal, që Këshillin e Lartë të Drejtësisë dhe Presidentin e Republikës do t’i kenë pas, si kundërshtarë të tyre më të ashpër. Tashmë është koha, që praktikat në shkelje të hapur të ligjit, të bëhen publike dhe të gjithë ata gjykatës që ia mohojnë drejtësinë qytetarit të identifikohen nominalisht”, tha Nishani.

“Puna ime do të jetë në shërbim të objektivave, që ju zoti kryetar parashtruat pak më parë. Dëshiroj gjithashtu t’ju falenderoj njëkohësisht për besimin në këtë detyrë të rëndësishme”, tha Çefa.

Duke iu referuar Gjykates se Krimeve te Renda, presidenti theksoi se do te kerkojne ngritje te pagave.

“Vlerësimi i kontributit të gjykatësve tanë, por edhe një formë e investimit në integritetin e tyre, kërkon një politikë pagash më të përmirësuara për ta. Personalisht do të jem në komunikim investiv me qeverinë dhe Kuvendin e Shqipërisë, për të realizuar një nivel pagash më të lartë për gjyqtarët e Shkallës së Parë dhe të Apelit”, tha Nishani.

Ne rendin e dites ishte gjithashtu shpallja e vendeve vakante ne Gjykaten e Tiranes, mes te cilave edhe per detyren e kryetarit te kesaj gjykate, pas emerimit te kryegjyqtarit Artan Zeneli ne Gjykaten e Larte. Derisa te emerohet kryetari i ri ne krye te kesaj gjykate u komandua me votim unanim gjyqtari Fatri Islamaj.

Top Channel