Bolt: Dua të luaj tek Manchester United

07/08/2012 16:45

Usain Bolt kërkon sfida të reja sportive. Pas fitores së medaljes së artë në garën e 100 metrave me rekord olimpik (9.63 sekonda) në Olimpiadë, sprintieri xhamajkan kërkon tashmë të nisë karrierën si futbollist.

Bolt ka përsëritur për ‘The Sun’ dëshirën për të luajtur futboll me Manchester United: “Njerëzit mendojnë se bëj shaka, por nëse Ferguson më thërret për një provë unë do të shkoja me kënaqësi.”

“Do të qëndroj disa ditë në Angli. Nëse Sir Alex Ferguson do të kontaktojë me mua, e di se ku ndodhem. Nuk do e thoja këtë nëse nuk do kisha besim në aftësitë e mia me topin në këmbë. Jam lojtar i mirë dhe pa dyshim që do të isha më i shpejti i skuadrës”, shtoi Bolt.

Top Channel