Amerika Qendrore, në ankth për uraganin

07/08/2012 15:45

Stuhia tropikale “Ernesto” pritet të arrijë fuqinë e një uragani, kur të godasë më vonë gjatë javës Meksikën, Hondurasin dhe Belizen.

Aktualisht, ndonëse qendra e stuhisë është 455 kilometra larg brigjeve të detit, zonat bregdetare janë goditur nga erëra deri 100 kilometra në orë dhe rreshje të vazhdueshme.

Pritet që në orët në vazhdim situata të përkeqësohet, deri në mbërritjen e uraganit që mund të sjellë erëra edhe mbi 200 kilometra në orë.

Autoritetet në shtetet fqinje të Hondurasit dhe Nikaraguas janë gjithashtu të alarmuara, ndërsa personave në zonat e rrezikuara u është rekomanduar që të largohen në rajone më të sigurta ose të marrin masa për të fortifikuar banesat e tyre.

I lartë mbetet gjithashtu rreziku për përmbytje apo shkarrje dheu në zonat kodrinore.

Top Channel