Ukrainë, 365 trëndafilë për Tymoshenko

06/08/2012 20:25

Mbështetësit e lideres së opozitës ukrainase, Yulia Tymoshenko, i kanë dërguar asaj 365 trëndafila, aq ditë sa ka kaluar e mbyllur në qeli.

Tullumbace të bardha dhe të kuqe, që janë ngjyrat e partisë së saj, janë ngritur në fluturim përpara dritares së qelisë së protagonistes së Revolucionit Portokalli.

Më 5 gusht të vitit 2011, Tymoshenko u arrestua pasi kishte treguar mungesë respekti ndaj trupit gjykues dhe dëshmitarëve gjatë proçesit ku ishte e pandehur.

Tymoshenko po vuan dënimin me burg nën akuzën e abuzimit me anë të detyrës gjatë kohës që ka qenë kryeministre e Ukrainës.

Ajo u shpall fajtore për keqpërdorim të pozitës në nënshkrimin e një marrëveshje me një kompani ruse të naftës, “Naftogas”, e cila sipas gjykatës i ka shkaktuar dëme ekonomike vendit.

Nga ana e saj, Tymoshenko e ka cilësuar proçesin gjyqësor ndaj saj si të motivuar politikisht nga presidenti Viktor Yanukovich.

Ish-kryeministrja është mbështetur vazhdimisht nga Perëndimi, i cili i ka bërë presione të vazhdueshme Kievit zyrtar, i cili nuk i ka përfillur ato.

Muajin e kaluar ambasadorit të BE-së në Kiev, Jose Manuel Pinto Teixeira, iu mohua mundësia për të vizituar në burg lideren e opozitës ukrainase.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA