
Instituti i Shëndetit Publik deklaroi të hënën se në javën e parë të
muajit gusht numri i pacientëve të sëmurë nga virozat e stinës është
rritur me 6 për qind.
Epidemiologu i ISHP-së, Artan Simaku tha se si pasojë e tyre, nga monitorimi i spitaleve publike në mbarë vendin rezulton se deri tani rreth 2833 pacientë nga të gjitha moshat kanë kërkuar ndihmën e specializuar të mjekut.
Sipas epidemiologut, në mesin e muajit maj pritet që të shëohet dhe piku i të prekurve nga virozat.Përveç virozave të stinës, një tjetër sëmundje infektive që ka shkaktuar komplikacione në shëndet ka qene dhe salmonela por epidemiologët thonë se deri më sot nuk ka pasur shpërthime epidemike.
Sipas buletinit javor në ISHP, që i referohet raportimeve nga Drejtoritë e Shëndetit Publik dhe spitalet publike në rrethe thuhet se në krahasim me një vit më parë, numri i infeksioneve respiratore ose siç njhet gripi i verës ka qenë më i lartë rreth 5600 të prekur.
Top Channel