Rusi, rikthehet gjakderdhja në Çeçeni

06/08/2012 19:40

Të paktën tre ushtarë rusë mbetën të vrarë dhe të tjerë u plagosën, në një shpërthim të ndodhur në kryeqytetin e Çeçenisë, Groznin.

Mediat vendase informuan se shpërthimi erdhi si rrjedhojë e një sulmi vetvrasës, i një terroristi që iu afrua ushtarëve në momentin që po largoheshin nga makina.

Sipas informacioneve të pakonfirmuara, një sulm i dytë ndodhi në Grozni në të njëjtën kohë, por nuk ka një bilanc për viktima të mundshme.

Federata Ruse luftoi dy luftëra kundër rebelëve seperatistë çeçenë në dekadën e viteve 1990 dhe ndonëse përpjekjet për pavarësi janë kufizuar gjerësisht, dhuna është përhapur edhe në Republikat e tjera me shumicë muslimane në Kaukaz, atë të Dagestanit dhe Ingushetisë.

Sipas autoriteteve, ende nuk është e qartë se cili grupim organizoi sulmin. Moska ka akuzuar më parë vazhdimisht islamistët në rajon për lidhje me Al-Kaedën.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA