Pozitiv kampioni olimpik i ecjes sportive

06/08/2012 21:40

Një atlet italian u shndërrua në rastin e radhës së rezultuar pozitiv, përgjatë kontrolleve antidoping që zhvillohen në mënyrë të rregullt në Lojrat Olimpike të Londrës.

28-vjeçari Alex Schwazer, i cili duhet të garonte në 50 kilometra ecja sportive ditën e shtunë, rezultoi pozitiv ndaj substancës së ndaluar “EPO”, në një test surprizë të realizuar në 30 korrik.

I menjëhershëm përjashtimi i Schwazer, që tashmë rrezikon të humbë edhe medaljen e artë të fituar në Lojrat Olimpike të Pekin 2008.

I pyetur nga Agjensia Italiane e Lajmeve “ANSA”, atleti pranoi përgjegjësinë e tij në marrjen e substancës së ndaluar. “Gabova dhe karriera ime tashmë ka marrë fund, por ju lutem mos më pyesni se si ndihem e se si gabova. Doja të isha në një formë së më të mirë për në këtë Olimpiadë”, u shpreh italiani.

Peshëngritësi shqiptar, Hysen Pulaku, ishte i pari sportist i përjashtuar nga Londër 2012 pasi rezultoi pozitiv ndaj steroidit stanazolol.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA