Prokuroria e Vlorës i kërkoi Gjykatës ‘arrest me burg’ per katër persona
të cilët natën e të enjtes u përfshinë në një sulm me armë, duke
plagosur katër qytetare.

Edmond Berisha, Gentian dhe Artan Kola si dhe Ardian Rexhepi, akuzohen për plagosje dhe kundërshtim të forcave të policisë, pasi pas ngjarjes ata u larguan me makina duke përplasur edhe makinat e policisë në dy postblloqe.

Në grupin e të akuzuarve, natën e ngjarjes, ishte edhe ndërtuesi Alban Xhillari, por pas ndalimit nga policia, prokuroria e la të lirë Xhillarin, pasi sipas saj nuk ishte i përfshirë në ngjarje. Ngjarja ndodhi natën e të enjtes kur mosmarrveshjet për pronësinë e një trualli mes dy sipërmarrësve, ndërtuesit Alban Xhillarit dhe Krenar Cenës, degjeneruan në përleshje me armë.

Sipas policisë, Alban Xhillari, 47 vjeç në bashkëpunim me Edmond Berishën, Gentian dhe Artan Kolën, Ardian Rexhepin dhe Panajot Zokon qëlluan me armë ndaj Krenar Cenës, Qemal Dedjes, Hiqmet Çobajt dhe Përparim Mollës.

Pas ngjarjes katër personat ishin larguar me dy makina në drejtim të fierit. Njëra prej tyre ishte ndaluar në autostradën Levan-Tepelene dhe tjetra në hyrje të Tepelenës, pasi kishin përplasur me parë dy makina të policisë në postblloqe që ishin ngritur për kapjen e tyre. Kater te arrestuarit u derguan per mase sigurie ne gjykate, ndersa per ndertuesin Xhillari nuk pati asnje kerkese nga Prokuroria.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB