Juventusit iu rezervua një pritje entuziasmuese, në mbërritjen e tij në Kinë, ku do të zhvillohet finalja e Superkupës së Italisë, përballë Napolit.
Me qindra tifozët që pritën në aeroport skuadrën e tyre të zemrës me fanelën e Del Pieros, ndërsa trajneri Conte u prit me duartrokitje të shumta.
Edhe më i madh ndërkohë interesi për futbollistët kampionë të Italisë, drejt të cilëve një turmë prej mijëra kinezësh u lëshuan duke kërkuar autografë.
Për befasinë më të madhe të bardhezinjve, në momentin e ngjitjes së tyre në autobus jashtë aeroportit, nisën korre me një italishte të pranueshme si “jemi ne, jemi ne, kampionët e Italisë jemi ne”.
Ultrasit kinezë kishin mësuar edhe disa korre të tjera, ofenduese ndaj rivalëve historikë si Milani, Interi dhe Napoli.
Mbresëlënëse edhe imazhet kur disa të reja kineze nisën të qanin, dukshëm të tronditura, kur drejt tyre u afruan disa prej futbollistëve të Juventusit.
Top Channel