Itali, kriza zbraz autostradat

06/08/2012 00:00

Jane tanimë kujtime të largëta rrugët dhe autostradat italiane të
bllokuara nga trafiku ditët e para të gushtit nga automjetet që
udhëtonin drejt vendeve të verimit.

Fundjava e pare e gushtit kaloi pa probleme ne qarkullimin rrugor, gje qe deshmon edhe nje here se sa po ndihet kriza ekonomike ne vend.Federata italiane e hoteleve ben te ditur se kete viti çdo dhjete italiane, gjashte nuk do te shkojne me pushime.

Numri i pushuesve ne krahasim me vitin e kaluar eshte sivjet rreth 15 milione e gjysme me pak dhe kohezgjatja e pushimeve, te kaluara kryesisht ne Itali eshte mesatarisht 11 dite. Nje lexim me i detajuar i shifrave nxjerr ne pah nje fenomen shqeteses: pasi goditi shtresat me te ardhura te pakta, tanime kriza ka arritur te godase edhe familjet me te ardhura te mesme, ato qe perfaqesojne pjesen me te madhe te pushuesve.Pushues qe ne rreth 70% te rasteve preferojne detin; por vetem nje e treta e tyre do te shkojne neper hotele. Pjesa tjeter ne shtepite e te afermve dhe ne shtepi me qira.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB