Zbulohet një prej skandaleve më të mëdhenj financiarë të historisë
Një bankë britanike, “Standard Chartered”, në mënyrë ilegale ngriti një skemë që i ka ofruar Iranin të pastrojë më shumë se 250 miliardë dollarë përgjatë një dekade, informoi të hënën një agjensi amerikane monitorimi.
Sipas Departamentit të Shërbimeve Financiare të Nju Jorkut, banka mbajti sekrete mbi 60 mijë transaksione të institucioneve dhe kompanive iraniane, në mënyrë që të shmangeshin sanksionet e vendosura nga ana e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Së fundmi, edhe banka tjetër e madhe, “HSBC”, u akuzua nga ana e Senatit Amerikan për pastrim parash.
“HSBC” krijoi në vijim një fond prej 700 milionë dollarësh, mne anë të të cilit mund t’u përgjigjet penaliteteve apo gjobave të majme subjekt i të cilave mund të bëhet.
Situata e “Standard Chartered” paraqitet shumë më e ndërlikuar, edhe sepse akuza që rëndojnë mbi të janë shumë më serioze.
Në deklaratën e tij, Departamenti i Shërbimeve Financiare në Nju Jork kërcënoi me heqjen e licensës së veprimit të “SC” në SHBA. Banka në fjalë e ka qendrën në Londër, por realizon shumicën e transaksioneve të saj në Azi.
Top Channel