
Izraeli njoftoi se ka gjetur trupat e tetë personave të armatosur, të cilët sulmuan një pikë ushtarake në kufirin me Egjiptin, duke vrarë 16 policë egjiptianë.
Agresorët e armatosur rëndë arritën të merrnin përkohësisht postobllokun në Rafah, pasi makina të telekomanduara të mbushura me eksploziv shpërthyen më parë perimetrin mbrojtës.
Një tjetër makinë shpërtheu një rrugëkalim, ndërsa një e tretë u shkatërruan nga një gjuajtës izraelit.
Militantët islamikë u fajësuan nga Kajro dhe Tel Avivi zyrtar njëkohësisht, për orkestrimin e këtij sulmi.
Tete terroristen me pas mbeten te vrare ne perleshje me forca te ushtrise izraelite.
Agresioni në postën kufitare midis Gazës dhe kufirit izraelit ndodhi rreth orës tetë të mëngjesit, pak pasi rojet kishin konsumuar iftarin, përpara marrjes së turnit.
Top Channel