Totozani viziton romët

05/08/2012 12:15

Avokati i Popullit ka vizituar familjet rome që banojnë në baraka, pranë pallatit me shigjeta në Tiranë .Ata ankohen se nuk kanë me se të jetojnë dhe se vazhdojnë të pengohen nga bashkia për të mbledhur mbetje të ricikliueshme.

“Ka dy ditë në datën një erdhën tek tregu ushqimor dhe në bënë një rëmujë të madhe, një civil më tha mos më detyro të të rrah” thotë një rome.

Avokati i Popullit thotë se sipas legjislacionit mbeturinat janë pronë shtetërore dhe bashkia ka të drejte t’i ndalojë romët, por kjo është e padrejtë kur ky komunitet nuk përftion asgjë nga skema sociale nga e cila përftion cdo shtetas shqiptar i papunë apo i pastrehë.

“Këta njerëz janë jashtë sistemit, këta nuk përfitojnë, janë të paregjistruar, nuk kanë banesa, nuk kanrë rregjstrim banesash, nuk kanë mundësi pudëismi, mundësit për arsim janë të reduktuara në ekstrem. Kemi të bëjmë me një komunitet që nuk përfiton nga të mirat modeste të sistemit social shqiptar. Në momentin që, edhe pse është akvitet i ligjshëm ai që kryen bashkia, këta njerëz janë në rrezik jete dhe një sërë fenomenesh të tjera”, tha Igli Totozani, Avokat i Popullit.

Përsa i përket kreut të policisë bashkiake, Florenc Hoxha i cili është denoncuar për ushtrim dhune nga familjet rome, Totozani tha se  vazhdon hetimi ndaj tij.

Ndërkohë që u bën thirrje të gjithë institucioneve të përmbushin detyrat e tyre për të respketuar të drejtën e jetës për komunitetin rom duke u dhënë mundësi atyre të regjistrohen, arsimohen, punësohen e strehohen.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA