
Andy Murray ka fituar medaljen e artë në tenis pasi ka mposhtur në finalen e Lojërave Olimpike zviceranin Roger Federer.
Britaniku ka dominuar plotësisht takimin duke fituar 6-2, 6-3 dhe 6-1 e duke u hakmarrë për humbjen e një muaji më parë në Uimbëlldon ndaj numrit 1 të tenisit botëror.
Takimi zgjati 1 orë e 56 minuta e në këtë mënyrë britaniku arrin të fitojë një turne të madh në karrierë pasi ka humbur deri tani 4 finale Grand Slam-i.
Në finalen e vogël, argjentinasi Del Potro ka mundur serbin Novak Djokovic duke fituar kështu medaljen e bronzit në tenisin për meshkuj. 7-5 dhe 6-4 ishte rezultati i takimit.
Tenis femra – Motrat Williams fituan medaljen e artë në dyshen për femra në tenis duke thyer kështu një rekord. Venus dhe Serena Williams kanë tashmë nga katër medalje (të gjitha të arta) në Lojërat Olimpike.
Rekordi i mëparshëm mbahej nga Reginald Doherty me tre medalje në Olimpiada (njëra prej të cilave ishte bronzi).
Amerikanet mundën tenistet çeke Andrea Hlavackova dhe Lucie Hradecka me rezultatin 6-4 dhe 6-4.
Top Channel