Përfundon aventura olimpike e Shqipërisë
05/08/2012 00:00
Me qitësin Arben Kucana përfaqësuesja shqiptare olimpike mbyll aventurën e saj në “Londër 2012”.
Qitësi shqiptar mori pjesë ditën e dielë në garën e 50 metrave me pistoletë. Me 524 pikët e grumbulluara, Kucana renditet në vendin e 37, duke lënë pas vetëm një sportist në klasifikimin e përgjithshëm.
Në këtë mënyrë është mbyllur një tetër olimpiadë për ekipin shqiptar, larg premtimeve e suksesit që vetë drejtuesit, trajnerët madje edhe sportistët përfolën në momentin e nisjes.
Top Channel